Rezultatet e arritura në vitin 2023 të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim

Rezultatet e arritura në vitin 2023 të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim 

  • Funksionalizimi i bazës së të dhënave për personat e zhvendosur;
  • Miratimi i Strategjisë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve 2023-2027;
  • Ngritja e një komisioni qendror për ankesa;
  • Marrëveshja jonë për Stabilizimin e Komunitetit, Faza e Katërt (EU-CSP IV)

Ministria për Komunitete dhe Kthim, për të arritur qëllimet e planifikuara, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, zbaton Programin e Stabilizimit të Komunitetit, faza e katërt (EU-CSP IV), EU-CSP IV, programi i ka realizuar 285 projekte, nga këto projekte 276 individuale, 70 projekte me interes publik për komunitetin dhe 15 shoqata/kooperativa (134 prodhuese, 181 shërbime dhe 46 bujqësore) përmes të cilave janë 288 punonjës me orar të plotë, 187 punonjës me orar të shkurtuar dhe 276 vende pune të siguruara për komunitetin (gjithsejt 751, nga të cilat 285 gra dhe 433 burra).

  • Faza e pestë e projektit “Kthimi dhe riintegrimi në Kosovë” (EU-RRK)

Në kuadër të projektit “Kthimi dhe riintegrimi në Kosovë” (EU-RRK), faza e pestë, financuar nga BE-ja dhe bashkëfinancuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, e që zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim/IOM, në 12 komunat e përfshira në projekt, u ndërtuan 15 shtëpi për përfituesit, të pajisura plotësisht me orendi shtëpiake, teknik të bardhë, dru zjarri dhe pako ushqimore e higjienike. Gjithashtu, të pesëmbëdhjetë familjet mbështeten me grante për gjenerimin e të ardhurave.

  • Mbyllja e qendrave kolektive në Graçanicë

Pasi që jetuan në Qendrën Kolektive të Padalishtës, disa për më shumë se 20 vjet, qiramarrësit u zhvendosën për strehim të përkohshëm në prill të vitit 2022, ku qiraja u mbështet nga MKK-ja. Janë ndërtuar 34 apartamente për nevojat e çdo familjeje, e cila siguron strehim të qëndrueshëm për 83 përfitues. Zonat rekreative do të ofrojnë hapësira për lojë, edukim, integrim dhe zhvillim ekonomik. Për çdo familje ofrohen paketa që përbëhen nga paisjet elektroshtëpiake, mobilje, ushqime si dhe pajisje të kuzhinës dhe produkte pastrimi.

  • Në bazë të ndarjeve buxhetore “Ringjallja ekonomike – Masa 1.9” për përkrahje të komuniteteve në vlerë prej 3.000.000 euro, dhe me atë rast MKK-ja arriti të mbështesë dhe subvencionojë rreth 259 projekte për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë. Në bazë të thirrjes publike kanë përfituar 57 projekte për komunitetet e OJQ-ve, 103 përfitues për fuqizimin e konkurrencës së bujqësisë në Kosovë, si dhe 99 fitues të granteve ekonomike për kompanitë. Programi i ri, i cili zbatohet për herë të parë në MKK, ofron një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim ekonomik të përhershëm dhe të qëndrueshëm, pasi mundëson mbështetje potenciale, pra të përhershme përmes mundësisë së financimit shtesë çdo të dytin vit, për kompanitë apo individët që me sukses implementuan  mjetet e ndara nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.
  • Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, përmes një thirrjeje publike në shkurt të vitit 2023 janë subvencionuar edhe 776 përfitues të tjerë, përkatësisht: 103 përfitues të materialeve ndërtimore, 373 përfitues të pakove ushqimore dhe higjienike, 100 përfitues të druve të zjarrit, dhe më pas 200 fitues të mobiljeve dhe teknikës së bardhë. Janë financuar 77 projekte për persona fizikë dhe juridikë në fushën e arsimit, kulturës, sportit, trajtimit dhe manifestimeve fetare me rëndësi për cilësinë e jetës së qytetarëve.