Deputetët nga Mbretëria e Bashkuar vizituan Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Deputetët nga Londra vizituan Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ku u pritën nga ministri Nenad Rashiq dhe bashkëpunëtorët e tij. Deputetët Emma Lewell-Buck, Paul Foster, dhe David Taylor, të cilët janë anëtarë të grupit "Miqtë Laburist të Kosovës", Regon Pula drejtor ekzekutiv i grupit, poashtu edhe ambasadori Ilir Kapiti. Vizita u organizua me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e integrimit të komuniteteve.

Ministri Nenad Rashiq ka pritur deputetët në kabinetin e tij, ku ka biseduar me ta për sfidat aktuale dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve të jetesës. U diskutua edhe për projektet që janë duke u realizuar në mbështetje të të kthyerve, si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Rashiq kujtoi gjithashtu rolin kyç që luajnë të kthyerit në zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës, duke theksuar sfidat me të cilat përballen gjatë riintegrimit në shoqëri dhe nevojën për mbështetje shtesë në këtë proces.

Deputetët falënderuan ministrin Rashiq për pritjen e ngrohtë dhe theksuan se është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe vendimtare të punohet në projekte që do të mundësojnë kthim të qëndrueshëm dhe do të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për të gjithë ata që vendosin të kthehen.

Vizita përfundoi me premtimin se bashkëpunimi në mes të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe përfaqësuesve nga Londra do të vazhdojë, me qëllim të arritjes së rezultateve konkrete nga të cilat do të përfitojnë të gjitha komunitetet dhe do të kontribuojnë në modernizimin e mëtutjeshëm të Kosovës.