NJOFTIM PËR PUBLIKUN

Me iniciativën e nënkryetarit të Kuvendit, Nenad Rašić, është zgjatur mandati i Komisionit për Verifikimin e Diplomave. Me këtë rast, ushtruesi i detyrës së ministrit, Nenad Vukmirović, u takua me kryetaren e Komisionit, Elizabeth Gowing, për t’u informuar mbi kushtet dhe mundësitë për verifikimin sa më të lehtë dhe sa më të shpejtë të dokumenteve arsimore. Takimi u vlerësua si konstruktiv, ndërsa kryetarja e Komisionit shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje të plotë për të gjithë kandidatët.

Elizabeth Gowing theksoi posaçërisht se të gjithë ata që më herët kanë dorëzuar dokumentacionin dhe deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje, mund t’i drejtohen Komisionit përmes email-it: diploma.verification@rks-gov.net.

Ministria po bën përpjekje maksimale për të ndihmuar sa më shumë qytetarë në procesin e verifikimit të diplomave.

Qytetarët e interesuar nga veriu i Kosovës mund t’i drejtohen zyrës në Mitrovicë ose të marrin informacionet e nevojshme përmes telefonit 045/491-069. Aplikimi për verifikim është i mundur përmes platformës e-Kosova (Arsimi → Verifikimi) ose personalisht, duke dorëzuar dokumentacionin në Ministrinë e Arsimit.

Afati për paraqitjen e aplikimeve është 15 mars 2026. Ftojmë të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara dhe t’i paraqesin kërkesat e tyre me kohë.