Në seancën e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur më 26 prill 2023, vendimi nr. 21/140 të datës 26.04.2023, me të cilin MKK-së i janë ndarë mjete financiare shtesë në vlerë prej 3 milionë euro për vitin aktual buxhetor 2023. MKK-ja po ashtu i ka kërkuar këto mjete nga qeveria në mënyrë që të mund të realizojë projekte dhe aktivitete në fushën e zhvillimit ekonomik.
Siç është përmendur disa herë në planet strategjike të MKK-së, një nga komponentët më të rëndësishëm për përmirësimin e pozitës së komuniteteve joshumicë në Kosovë do të jetë zhvillimi ekonomik, me fokus të veçantë në mbështetjen për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë dhe femrat. Një nga aktivitetet kryesore në këtë proces duhet të jetë ofrimi i mbështetjes për të rinjtë dhe të papunët, kryesisht gratë, në mënyrë që ata të përmirësojnë aftësitë dhe shkathtësitë e tyre përmes trajnimeve dhe edukimit shtesë, e në këtë mënyrë më lehtë të gjejnë punësim ose të fillojnë biznesin e tyre.
Ministria synon të zbatojë aktivitete që kanë për qëllim realizimin e fondeve të aprovuara dhe në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile dhe kompanitë ekzistuese, si dhe start-up projekte të reja dhe ide inovative biznesi.
Mbështetja për organizatat joqeveritare do të bazohet në trajnimin dhe edukimin e të rinjve dhe forcimin e rolit të gruas në shoqërinë kosovare, por ato do të kenë mundësinë të aplikojnë edhe për projekte dhe programe të ndryshme zhvillimore dhe sociale, të cilat do të krijojnë një ndikim pozitiv në tregun e punës dhe kualifikimin e personelit të ri.
Gjithashtu, një nga drejtimet e afirmimit dhe financimit do të jetë mbështetja dhe stimulimi i prodhuesve të vegjël bujqësorë të ushqimeve të shëndetshme dhe tradicionale në zonat rurale, të cilat si të tilla do të rrisin cilësinë dhe kapacitetin e produkteve vendore, për shkak të pranis më gjithëpërfshirëse në tregun vendor.
Për të gjitha projektet dhe aktivitetet, MKK-ja do të organizojë thirrje publike dhe sesione informative për individët, si dhe për organizatat e shoqërisë civile dhe kompanitë aktive, në mënyrë që i gjithë ky proces të jetë transparent dhe që këto mjete të përdoren në mënyrë sa më efikase.
 
                                 
                                