Njoftim

Në përputhje me faktin se është miratuar Strategjia për komunitetet joshumicë dhe si pjesë e strategjisë është përfshirë përfaqësimi proporcional i komuniteteve joshumicë, ne po fillojmë me iniciativa konkrete.

Me iniciativën e kryeministrit në periudhën e ardhshme, të gjitha pesëmbëdhjetë ministritë në Qeverinë e Kosovës do të kenë obligim që në thirrjet e tyre për aplikim të punësojnë së paku dhjetë zyrtarë nga komunitetet joshumicë.

Për këtë arsye kërkojmë nga të gjithë bashkëqytetarët e interesuar, të cilët dëshirojnë të aplikojnë për poste zyrtare në ministri, të dorëzojnë sa më shpejt diplomat e tyre për verifikim.

Sqarim shtesë: nëse nuk përfundon procesi i verifikimit të diplomës së aplikantëve potencial, që do të thotë se deri në përfundim të konkursit dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozitat e kërkuara në konkurs, kjo nuk do të paraqesë pengesë, që përveç kushteve  tjera të plotësuara nga konkursi, aplikuesi do të punësohet, por do të jetë I obliguar që sa më shpejt ta verifikojë diplomën dhe ta dorëzojë certifikatën e verifikimit te punëdhënësi.