Në emër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Ministri Nenad Rashiq sot vendosi gurthemelin për ndërtimin e një shtëpie tjetër në komunën e Kllokotit, duke shënuar fillimin e një projekti të rëndësishëm që do të ofrojë çati mbi kokë për ata që kanë më shumë nevojë.
Pavarësisht të gjitha sfidave dhe pengesave të shumta administrative, Ministri Rashiq këmbëngul në angazhimin e tij për të siguruar kushtet themelore për një jetë dinjitoze për të kthyerit dhe personat që jetojnë në gjendje të cenueshme.
Me këtë rast, shtëpia e re do të bëhet shtëpi për Snezhana Mirkoviq, e cila ka nevojë për ndihmë dhe ka pritur prej vitesh mundësinë për të pasur shtëpinë e saj të sigurt dhe të qëndrueshme.
"Nuk ka lumturi më të madhe sesa kur shohim që këmbëngulja jonë sjell rezultate konkrete. Sot në Klokot nuk po vendosim vetëm gurthemelin - po vendosim edhe themelet e shpresës, sigurisë dhe dinjitetit njerëzor", tha Ministri Rashiq gjatë ceremonisë.
Ky akt përfaqëson një vazhdimësi të përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Komuniteteve dhe Kthimit për të siguruar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët, me fokus të veçantë tek më të cenueshmit.