Një shtëpi e sigurt për familjen Vuloviq: Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të mirë

Sot, Ministri Nenad Rašić i dorëzoi çelësin e shtëpisë së sapo ndërtuar familjes Vuloviq në Leposaviq. Situata e tyre e mëparshme e jetësore ishte jashtëzakonisht e vështirë, veçanërisht për Tadijën e vogël, i cili meriton një shtëpi të sigurt dhe të ngrohtë.

Deri më tani, familja Vuloviq jetonte në kushte shumë të vështira, në një shtëpi që nuk kishte kushtet elementare për jetë. "Faleminderit që po ma ndërtoni shtëpinë", ishin fjalët e Tadijës së vogël kur filloi ndërtimi i shtëpisë, të cilat ilustrojnë më së miri sa e rëndësishme është kjo ndihmë.

Ky është një shembull se si së bashku mund t'u ofrojmë mbështetje bashkëqytetarëve tanë dhe të rindërtojmë jetën e tyre.

Ky aktivitet është pjesë e programit më të gjerë të Ministrisë së Komuniteteve dhe Kthimit, i cili synon të mbështesë familjet e kthyera dhe ato socialisht të cenueshme përmes ndërtimit dhe renovimit të objekteve të banimit në të gjithë Kosovën.

Ministria vazhdon me këtë program të rëndësishëm në mënyrë që të ofrojë kushte për një jetë dinjitoze për të gjitha familjet e kthyera dhe ato socialisht të cenueshme.

Faleminderit familjes Vuloviq për besimin e tyre - së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë qytetarët tanë!