Një shtëpi e re për dy familje!

Sot, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ua dorëzoi çelësat e shtëpive të ndërtuara rishtas familjeve Emini dhe Gjekiq, të cilat kanë pritur për shumë vite mundësinë për të pasur shtëpinë e tyre dhe të vazhduar jetën në atdheun e tyre. Familja Emini, e cila ka shtatë anëtarë, po zhvendoset në një shtëpi prej 75 m², ndërsa familja Gjekiq do të bëjë një fillim të ri në një shtëpi prej 62 m².

"Çelësat që po shpërndajmë sot nuk janë vetëm objekte - ato përfaqësojnë një mundësi të re, mbështetje dhe besim që duam ta ndërtojmë së bashku me çdo familje. Pavarësisht vështirësive që kanë kaluar, të gjithë kanë të drejtë për një shtëpi, një të ardhme dhe një ndjenjë përkatësie. Qëllimi ynë është që çdo qytetar të ndiejë se nuk është harruar dhe se ne do të jemi gjithmonë aty për t'i mbështetur", tha Ministri Rašić gjatë dorëzimit të çelësave.

Familjet Gjekiq dhe Emini falënderuan Ministrin Rashiq për mbështetjen e tij, duke theksuar se ky gjest përfaqëson një fillim të ri për to dhe rikthen besimin në një të nesërme më të mirë..

Ky projekt është vetëm një nga shumë hapat që Ministria po ndërmerr për të përmirësuar standardin e jetesës, veçanërisht për komunitetet pakicë. Mbështetja për familjet Emini dhe Gjekiq është një shembull i shkëlqyer i përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë për t'u shtrirë dorën atyre që kanë më shumë nevojë.