NËNSHKRUHET MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT PËR BASHKË FINANCIM TË PROJEKTEVE MES MINISTRISË PËR KOMUNITETE DHE KTHIM DHE TRI KOMUNAVE: KAMENICË, LIPJAN DHE OBILIQ

03.09.2024

Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim sot u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projekteve midis Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe tri komunave: Kamenicë, Lipjan dhe Obiliq. Vlera e projekteve të financuara nga ministria është 200 mijë euro. Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe përkrahjen e komuniteteve multietnike në këto rajone.

Në kuadër të këtij memorandumi, me Komunën e Kamenicës u bashkë financua projekti për "Ndërtimin e trotuareve në fshatin Bosce-Strelicë", që synon përmirësimin e sigurisë së këmbësorëve dhe infrastrukturës lokale.

Me Komunën e Obiliqit, janë financuar disa projekte, përfshirë Rregullimin e rrugës Stara Qeshma dhe rrugës Llazarevë në Plemetin si dhe rregullimin e segmentit të rrugës Hakif Dedinca në Lajthishtë. Këto projekte do të kontribuojnë ndjeshëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe jetës së përditshme të banorëve.

Ndërsa në Komunën e Lipjanit, u bashkë financuan tri projekte të rëndësishme: Rregullimi i kanalizimit në rrugën Aleksandar StipçeviqRindërtimi i ndriçimit publik në Janjevë dhe Gadime të Poshtme, si dhe ndërtimi i një ure metalike në fshatin Hallaq i Vogël. Këto projekte do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe sigurinë e banorëve në këto zona.

Me këtë rast, Ministri Nenad Rashiq shprehu falënderimet e tij për kryetarët e tri komunave për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që ata kanë ofruar për komunitetet lokale. Ai theksoi se këto projekte do të kenë një ndikim pozitiv dhe të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të të gjitha komuniteteve në këto rajone, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe duke forcuar jetën multietnike.

Ministria për Komunitete dhe Kthim vazhdon të jetë edhe më tutje e angazhuar për të bashkëpunuar me komunat dhe për të ofruar mbështetje të vazhdueshme në të ardhmen, duke u angazhuar për projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve në gjithë vendin.