NË KONFERENCËN PËR MEDIA MINISTRI RASHIQ NËNSHKRUAN KONTRATAT ME PËRFITUESIT E GRANTEVE BUJQËSORE LOT-1 DHE LOT-2

01 shtator 2023

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, organizoi një konferencë për media për të informuar publikun për zhvillimet më të fundit lidhur me programin e grantit bujqësor të Lotit-1 dhe Lotit-2 për komunitetet në Kosovë dhe nënshkrimin e kontratave zyrtare me përfituesit e grantit. Konferenca u zhvillua në ambientet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim ku morën  pjesë gazetarë dhe përfitues të granteve bujqësore. Kjo ngjarje shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve për komunitetet në nevojë. Në këtë ngjarje, Ministri Rashiq dhe përfituesit e granteve, nënshkruan kontratat zyrtare që do të sigurojnë financime për projekte të ndryshme bujqësore dhe zhvillimore për komunitetet. 

Ministri Rashiq gjatë konferencës theksoi se: “Ky është një hap vital i rëndësishëm dhe shenjë e përkushtimit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Qeverisë së Kosovës për të ndihmuar komunitetet në nevojë në përmirësimin e jetës së tyre si dhe për të ndërthurur diversitetin e tyre në një shoqëri të qëndrueshme dhe harmonike. Do të jemi të përkushtuar në monitorimin e projekteve për të siguruar transparencën dhe efikasitetin. Ata të cilët japin rezultate pozitive dhe kanë kapacitet për zhvillim të mëtutjeshëm do të ndihmohen sërish. Ky nuk është projekt afat shkurtër por do të zgjas disa vite. Ne jemi këtu për të ju ndihmuar, ne investojmë para ndërsa ju investoni punën tuaj, dëshirën tuaj dhe angazhimin në punë. Qëllimi ynë është që të ju ofrojmë partneritet afatgjatë i cili nënkupton zhvillimin tuaj afatgjatë”.