Ndërmarrjet e reja biznesore marrin hov – 41 përfitues të mbështetur nga Ministria

Ministria për Komunitete dhe Kthim sot ka nënshkruar memorandumet me 41 sipërmarrës që janë paraqitur në thirrjen publike, duke konfirmuar përkushtimin për mbështetjen e zhvillimit të biznesit lokal dhe nismave ekonomike.

Në emër të Ministrisë, memorandumet i nënshkroi ushtruesi i detyrës së ministrit, Nenad Vukmirović, ndërsa në ngjarje mori pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit, Nenad Rašić.

Rašić theksoi se sipërmarrësit janë shtylla kyçe e komuniteteve lokale dhe se investimi në punën e tyre do të thotë investim në stabilitet dhe prosperitet afatgjatë. Ai i inkurajoi të pranishmit të vazhdojnë të zhvillojnë bizneset e tyre, duke nënvizuar se Ministria dhe institucionet e tjera do të jenë partner i besueshëm në çdo hap të zhvillimit të tyre.

“Detyra jonë është ta lehtësojmë punën e sipërmarrësve, t’i mbështesim dhe t’u tregojmë se përkushtimi i tyre shihet dhe vlerësohet,” tha Rašić. “Kjo nismë është më shumë se mbështetje financiare – është një hap strategjik drejt krijimit të komuniteteve ekonomike të qëndrueshme dhe të begatshme.”

Ai theksoi se pret që mjetet e aprovuara të nxisin inovacionin, forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të suksesshme biznesore.

Ky aktivitet konfirmon se e ardhmja e komuniteteve lokale ndërtohet mbi vizionin, bashkëpunimin dhe mbështetjen për ata që çdo ditë nxisin rritjen ekonomike dhe krijojnë vlerë.