Në fshatin Dobrotin, Komuna e Graçanicës, u zhvillua ceremonia e vënies së gur themelit të shtëpisë së parë për komunitetin serb, për familjen e Stefan Jovanoviqit, në kuadër të thirrjes publike të ministrisë, pas rezultateve të procesit të aplikimit, për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive për pjesëtaret e komuniteteve jo shumicë.
Ministri Rashiq, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, mori pjesë në këtë ceremoni, e cila shënon një hap të rëndësishëm drejt realizimit të synimeve për të forcuar kohezionin dhe mbështetjen ndaj komuniteteve jo shumicë në vend. Nëpërmjet programit të ndërtimit të shtëpive, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim i është dhënë mundësia për të inkurajuar harmoninë, bashkëjetesën dhe respektin ndërkomunitar.
Ministri Rashiq shprehu kënaqësinë e tij për progresin e arritur deri më tani dhe u zotua të vazhdojë punën në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes ndaj të gjitha komuniteteve jo shumicë në Kosovë. Ai theksoi se është i përkushtuar që të sigurojë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, duke u fokusuar në nevojat specifike të komuniteteve dhe duke krijuar kushte të përshtatshme për zhvillimin e tyre.
 
                                 
                                