MKK SHPALL THIRRJE PUBLIKE PËR FINANCIM TË PROPOZIM PROJEKTEVE DHE AKTIVITETEVE

Ministria për Kthim dhe Komunitete, në bazë të buxhetit të planifikuar strategjik për zhvillimin e sektorit privat me qëllim të fuqizimit të të gjitha komuniteteve në Kosovë, inicon programin për zhvillimin e bizneseve mikro dhe të vogla, zgjerimin e prodhimit apo kapacitetit të shërbimeve të tyre, hapja e vendeve të reja të punës dhe zvogëlimi i importeve dhe nxitja e eksporteve.

Përmes këtij programi, në koordinim me Qeverinë e Kosovës, MKK-ja do të ofrojë nxitje për kompanitë që të zgjerojnë kapacitetet e tyre prodhuese dhe shërbyese duke arritur qëndrueshmëri afatgjate të biznesit, si dhe do të ndikojë në rritjen e qarkullimit të biznesit si dhe diversifikimin e tij.

Programi i parë do të mbështetet financiarisht me fokus zhvillimin e bizneseve fillestare, sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nëpërmjet zgjerimit të kapaciteteve të tyre prodhuese dhe shërbyese, krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe reduktimit të importeve dhe nxitjen e eksporteve ne shumën totale prej 400.000 €.

Programi i dytë i referohet ndarjes së granteve për blerjen e mekanizmave, pajisjeve dhe mjeteve bujqësore të nevojshme dhe më moderne për personat fizikë dhe juridikë, d.m.th. ndërmarrjet fillestare dhe ekzistuese dhe fermat bujqësore që merren me prodhime bujqësore dhe përpunimin e produkteve bujqësore ne shumën totale prej 400.000 €.

Programi i tretë do të zbatohet përmes një thirrjeje publike për projekt propozime nga organizata të shoqërisë civile, e cila do të synojë rritjen e punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo shumice me fokus në trajnimin dhe punësimin e grave, të rinjve, personave me aftësi të veçant dhe talente si dhe grupeve të margjinalizuara të njerëzve. Gjithashtu, ky program do të synojë përmirësimin e kapaciteteve të organizatave joqeveritare për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit të organizatave joqeveritare me aktorë të tjerë, veçanërisht me institucionet qeveritare ne shumën totale prej 200.000 €.

Thirrja publike për të tre programet do të jetë e hapur nga data 08 prill deri më 29 prill 2023. 

Aplikacioni duhet te shkarkohet ne faqen e MZP-se, të plotesohet në formën elektronike, të printohet të kompletohen të gjitha dokumentet dhe ta sillen fizikisht ose perms postes në adresen: Ministria per Komunitete dhe Kthim, Fushe Kosove sheshi Nene Tereza 12000.

 Përparësi do të kenë aplikuesit të cilët nuk kan qenë përfitues të thirrjes në vitin paraprak, 2023.

Të gjitha udhëzimet e nevojshme mund të gjenden në faqen e MZP-së https://mkk.rks-gov.net, ndërsa për çdo pyetje dhe konsultim shtesë mund të kontaktoni përmes emailit request.mkk.mzp.mcr@rks-gov.net deri më 29 prill 2024.