26.05.2023
Ministria për Komunitete dhe Kthim (MZP), në bazë të kodit të subvencionuar për “Masën e Ringjalljes Ekonomike 1.9” të miratuar nga Qeveria e Kosovës me vlerë totale prej 3,000,000 euro, shpall thirrje publike për propozime për financim për projekte dhe aktivitete. Skema e të cilit ka tri programe themelore që kanë të bëjnë me fuqizimin ekonomik të komuniteteve jo shumice në Kosovë. 
Programi i parë do të mbështetet financiarisht me fokus zhvillimin e bizneseve fillestare, sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nëpërmjet zgjerimit të kapaciteteve të tyre prodhuese dhe shërbyese, krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe reduktimit të importeve dhe nxitjen e eksporteve.
Programi i dytë i referohet ndarjes së granteve për blerjen e mekanizmave, pajisjeve dhe mjeteve bujqësore të nevojshme dhe më moderne për personat fizikë dhe juridikë, d.m.th. ndërmarrjet fillestare dhe ekzistuese dhe fermat bujqësore që merren me prodhime bujqësore dhe përpunimin e produkteve bujqësore.
Programi i tretë do të zbatohet përmes një thirrjeje publike për projekt propozime nga organizata të shoqërisë civile, e cila do të synojë rritjen e punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo shumice me fokus në trajnimin dhe punësimin e grave, të rinjve, personave me aftësi të veçant dhe talente si dhe grupeve të margjinalizuara të njerëzve. Gjithashtu, ky program do të synojë përmirësimin e kapaciteteve të organizatave joqeveritare për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit të organizatave joqeveritare me aktorë të tjerë, veçanërisht me institucionet qeveritare.
Thirrja publike për të tre programet do të jetë e hapur nga data 29 maj deri më 18 qershor 2023.
Me qëllim të realizimit të gjithë kësaj thirrjeje publike në mënyrë efikase dhe transparente, si dhe për të prezantuar sa më shumë aplikues potencial në të gjithë Kosovën, MZP do të organizojë sesione informuese në këto komuna:
• Shtërpcë - Restorant Lovac - 30 maj në ora 15:00
• Ranilug- Restorant Panorama- 31 maj në ora 15:00
• Prizren- Hotel Centrum- 1 qershor në ora 15:00
• Gjakovë- Vendi dhe ora do të njoftohen në kohën e duhur
• Graçanicë-Hotel Konstantin- 2 qershor ora 15.00
Vetë aplikacioni dhe të gjitha udhëzimet e nevojshme mund të gjenden në faqen e MZP-së https://mkk.rks-gov.net, ndërsa për çdo pyetje dhe konsultim shtesë mund të kontaktoni përmes emailit request.mkk.mzp.mcr@rks-gov.net deri më 5 qershor 2023.
 
                                 
                                