MKK-ja vazhdon me ndarjen e ndihmave për qytetarët

MKK-ja vazhdoi zbatimin e misionit të saj për fuqizimin e komuniteteve joshumicë në Kosovë përmes zbatimit të dy pakove të ndihmës që ishin pjesë e Thirrjes Publike të hapur më 6 shkurt të këtij viti. Këto paketa mbështetëse kanë të bëjnë me dhurimin e mobiljeve dhe pajisjeve elektroshtëpiake për familjet e komuniteteve joshumicë që jetojnë në kushte të vështira sociale dhe ekonomike dhe për të cilat kjo lloj ndihme ishte jashtëzakonisht e nevojshme dhe që do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e tyre të jetesës.

MKK-ja njofton qytetarët se do të vazhdojë me këto dhe aktivitete të ngjashme edhe në të ardhmen, të gjitha me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së komuniteteve joshumicë në Kosovë.