MINISTRIA PËR KOMUNITETE DHE KTHIM VAZHDON TË NDËRTOJË SHTËPI PËR FAMILJET NË NEVOJË NË KOMUNËN E RANILLUGUT.

08.08.2024

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, vizitoi Komunën e Ranillugut për inaugurimin e shtëpive të reja në fshatrat Bozhevcë, Domorovcë dhe Gllogovcë. Gurthemelin për ndërtimin e shtëpive të reja e vendosën së bashku Ministri Rashiq dhe familjet përfituese Markoviq, Koçaniviq dhe Joviq. Këto familje duke jetuar në kushte të vështira deri më tani, shprehën gëzimin e tyre për këtë mundësi, duke e cilësuar atë si një fillim të ri për familjet e tyre dhe duke i dhënë fund kushteve të vështira të jetesës.

Ministri Rashiq theksoi se ndërtimi i shtëpive të reja do të përmirësoi dukshëm cilësinë e jetës së tyre. Ai prezantoi planet e mëtutjeshme të punës së Ministrisë duke theksuar se Ministria planifikon të ndërtoi rreth 23-24 shtëpi, së bashku me IOMI-in edhe 20 shtëpi të tjera shtesë, që do të thotë 43 shtëpi gjatë këtij viti, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet që kanë nevojë të madhe për mbështetje.

Punimet për ndërtimin e shtëpive pritet të përfundojnë brenda 60 ditëve, duke ofruar zgjidhje të shpejt dhe efektive për familjet me nevojë. Ministri Rashiq premtoi angazhimin e Ministrisë për tu marrë ekskluzivisht me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve edhe më tutje.