MINISTRIA PËR KOMUNITETE DHE KTHIM URON FESTËN E KURBAN BAJRAMIT TË GJITHË BESIMTARËVE TË BESIMIT ISLAM

27.06.2023
Ministria për Komunitete dhe Kthim shprehë urimet më të ngrohta për festën e Kurban Bajramit duke e ndarë gëzimin dhe frymën e solidaritetit me të gjithë ata që festojnë këtë festë. 

Në këtë festë, le të shprehim mirënjohjen tonë për sjelljen dhe respektin për njëri-tjetrin, le të forcojmë lidhjet mes komuniteteve dhe të kujdesemi për mirëqenien dhe harmoninë në shoqërinë tonë duke pasur parasysh vlerat e mirëkuptimit dhe paqes që sjell kjo festë. Le të reflektojmë mbi nevojat e të tjerëve dhe të jemi gati të ndajmë me ata që kanë më pak fat dhe mundësi.

Ministria për Komunitete dhe Kthim mbetet përkushtuar në përforcimin e bashkëjetesës dhe respektimit të diversitetit në të gjithë shoqërinë tonë. Ne vlerësojmë kontributin e çdo individit dhe komuniteti në ndërtimin e një vendi të fortë dhe të bashkuar.

Të lutemi, të gjithë të kemi një Kurban Bajram të begatë, plot dashuri dhe gëzim familjar. Le të kemi një festë të bekuar, që sjell paqe, shëndet dhe lumturi në çdo shtëpi.

Urimet më të sinqerta!

Ministria për Komunitete dhe Kthim