09.04.2024
Me rastin e Festës së Fitër Bajramit Ministria për Komunitete dhe Kthim shprehë urimet më të ngrohta për të gjithë komunitetin mysliman në Kosovë dhe mbarë botën. Festa e Fitër Bajramit është një rast për të reflektuar mbi vlerat e paqes, mirësisë, respektit ndaj njëri-tjetrit dhe vlerave të tjera që sjell kjo festë.
Ministria për Komunitete dhe Kthim beson në forcën e bashkëpunimit dhe përkushtimit për të ndërtuar një shoqëri të fortë dhe harmonike, ku të gjithë qytetarët kanë të drejtën të jetojnë dhe të praktikojnë fetë e tyre në paqe dhe respekt. Ministria vlerësonë kontributin e komunitetit mysliman në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe uron që ky bashkëpunim të vazhdojë të rritet dhe të thellohet edhe më tepër.
Nëpërmjet kësaj feste, uron për një të ardhme të mbushur me paqe, harmoni dhe prosperitet për të gjithë. Ajo mbetet e përkushtuar për të përforcuar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar një shoqëri ku respektohen dhe promovohen të drejtat dhe vlerat e të gjithë qytetarëve.
Urime Festa e Fitër Bajramit! Të gjitha të mirat dhe bekimet më të mëdha për ju dhe familjet tuaja!