MINISTRIA PËR KOMUNITETE DHE KTHIM SHPËRNDAU 50 PAKO ME NDIHMA PËR KOMUNITETET ME NEVOJË

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Mevlud Sinani, shpërndau 50 pako ushqimore dhe higjienike të dedikuara për pjesëtaret e komunitetit jo shumicë për të cilët ndihma është e nevojshme. Kjo nismë u realizua pas thirrjes publike dhe përfundimit të rezultateve të procesit të aplikimit për subvencione.

Ministria për Komunitete dhe Kthim me anë të kësaj ndihme po tregon përkushtimin dhe kujdesin e vazhdueshëm për të gjitha komunitetet e njëkohësisht po kryen edhe një akt solidaritet në prag të festës së Fitër Bajramit, që komunitetet në nevojë të kenë akses në të gjitha nevojat e tyre themelore.

Në këtë kontekst, duke falënderuar mediat dhe nënkryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Fadil Krasniqin, për pjesëmarrje dhe bashkëpunim në këtë çështje, Zëvendësministri Mevlud Sinani, në mesazhin e solidaritetit me publikun, tha se do të vazhdoi edhe më tutje të angazhohet në mënyrë aktive në nisma të tilla për ofrimin e ndihmave personave me nevojë.