Na vjen keq për incidentin e djeshëm të shkatërrimit të shtëpive të të kthyerve në fshatin Novakë të komunës së Prizrenit. Fatkeqësisht, disa nga shtëpitë e të kthyerve dhe oborret e tyre shpeshherë janë të lënë pas dore dhe nuk mirëmbahen sa duhet, gjë që rrit rrezikun e zjarrit në temperatura të larta. Ministria për Komunitete dhe Kthim do të presë raportin zyrtar nga policia dhe institucionet vendore dhe më pas do të nisë procesin e rehabilitimit apo rindërtimit në kohën më të shkurtër të mundshme nëse është e nevojshme. Kërkoj nga bashkëqytetarët tanë, veçanërisht nga familjet e kthyera, që të kujdesen për pasurinë e tyre ashtu siç e dikton mentaliteti ynë kosovar, që të mos ndodhin raste të tilla.