MINISTRIA PËR KOMUNITETE DHE KTHIM OFROI NDIHMA PËR FAMILJET ME NEVOJË

Ministria për Komunitete dhe Kthim me qëllim të realizimit të nevojave të qytetarëve  në përmirësimin e kushteve të jetesës, në bazë të vendimit të komisionit të ministrisë, ju ofroi ndihmë 30 familjeve me nevojë pajisje të amvisërisë siç janë: Kuzhina, tavolina, karrige, shtretër për të rritur dhe fëmijë, komoda për TV etj

Familjet e përzgjedhura të fshatrave Dobratin, Laplje Sellë, Gushtericë e Poshtme, Batushë, Livagjë, Preoc dhe Novobërdë kanë jetuar në kushte të mjerueshme dhe iu kanë munguar kushtet elementare për jetës. 

Me këtë rast Ministria për Komunitete dhe Kthim bëri të ditur edhe një herë se do të përpiqet çdo herë të jetë sa ma afër në ofrimin e ndihmës për familjet që kanë nevojë urgjente për ndihmë dhe se ky do të jetë synimi parësor që të veprojmë në këtë drejtim.