Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK) ka shpallur një thirrje të rregullt publike për zhvillim ekonomik për pjesëtarët e kombeve joshumicë në Kosovë, e cila synon përmirësimin e kushteve elementare të jetesës së kësaj pjese të popullsisë përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë dhe fuqizimit ekonomik.
Për ta arritur këtë, MKK-ja, në bazë të kodit të subvencionuar e të miratuar nga Qeveria e Kosovës me vlerë totale prej 1,400,000 euro, ka shpallur thirrje publike për financimin e projekt propozimeve, skema e të cilit ka tri programe bazë.
Programi i parë do të mbështetet financiarisht me fokus zhvillimin e bizneseve fillestare, ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nëpërmjet zgjerimit të kapaciteteve të tyre prodhuese dhe shërbyese, krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe reduktimit të importeve dhe nxitjen e eksporteve. Ky program përmban tre lote:
Loti 1 për fillestarët START-UP - fondi total 200,000 euro; shuma e një granti individual deri në 5 000 euro,
Loti 2 për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, fondi total 200,000 euro; shuma e një granti individual deri në 10,000 euro,
Loti 3 për kompanitë ekzistuese, fondi total 200,000 euro; shuma e një granti individual është deri në 15,000 euro.
Programi i dytë i referohet ndarjes së granteve për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve bujqësore të nevojshme dhe moderne për personat fizikë dhe juridikë, d.m.th. ndërmarrjet fillestare dhe ekzistuese dhe fermat bujqësore që merren me prodhimin bujqësor dhe përpunimin e produkteve bujqësore. Ky program përmban katër lote:
Loti 1 Fillestar START-UP - fondi total 150,000 euro; shuma e një granti individual deri në 3000 euro,
Loti 2 Fermat ekzistuese - fondi total 150 000 euro; shuma e një granti individual është deri në 8000 euro.
Loti 3 Biznese/ferma të vogla - fondi total 150 000 euro; shuma e një granti individual deri në 12,000 euro,
Loti 4 Biznese/ferma të vogla - fondi total 150 000 euro; shuma e një granti individual është deri në 20 000 euro.
Programi i tretë do të zbatohet përmes një thirrjeje publike për projekt propozime nga organizata të shoqërisë civile, e cila do të synojë rritjen e punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë me fokus në trajnimin dhe punësimin e grave, të rinjve, personave me aftësi të veçanta dhe talentet si grupe ndieshme dhe të margjinalizuara njerëzish. Gjithashtu, ky program do të synojë përmirësimin e kapaciteteve të organizatave joqeveritare për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, fuqizimin e partneritetit dhe bashkëpunimit të organizatave joqeveritare me akterë tjerë, veçanërisht me institucionet qeveritare. Ky program përmban dy pjesë:
Loti 1 siguron financimin e OJQ-ëve për projekte dhe aktivitete që synojnë ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, shuma e secilit grant do të jetë nga 5,000 deri në 15,000 euro.
Loti 2 Përmirësimi i kapaciteteve të OJQ-ve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe fuqizimin e partneritetit dhe bashkëpunimit të organizatave joqeveritare me akterë të tjerë, shuma e grantit është nga 5,000 deri në 15,000 euro, në rastin e partneritetit me një organizatë tjetër deri në 20000 euro.
Thirrja publike për dy programet e para do të jetë e hapur nga data 12.12.2024 deri më 12.01.2025 ndërsa për programin e tretë thirrja do të jetë e hapur nga data 12.12.2024 deri më 06.01.2025.
Vetë aplikacioni dhe të gjitha udhëzimet e nevojshme mund të gjenden në faqen e MKK-së https://mkk.rks-gov.net,ndërsa për çdo pyetje dhe konsultim shtesë mund të kontaktoni përmes linkut request.mkk.mzp.mcr@rks- gov.net deri më 18 dhjetor 2024.
Të gjitha dokumentet e nevojshme mund të plotësohen ekskluzivisht në mënyrë elektronike dhe aplikacionet që plotësohen me dorë nuk do të merren parasysh. Aplikacionet e kompletuara mund t'i dërgoni me postë ose në formë fizike në adresën e mëposhtme: Ministria për Komunitete dhe Kthim, rr. Nëna Terezë, PN. 12000 Fushë Kosovë/Kosovë, Zyra e Arhivës.