Ministri Nenad Rashiq, me vendosjen e gurthemelit, simbolikisht shënoi fillimin e ndërtimit të gjashtë shtëpive për familjet e kthyera në komunën e Istogut. Këto ndërtesa përfaqësojnë jo vetëm shtëpi fizike, por edhe një fillim simbolik të një jete të re për gjashtë familjet e të kthyerve. Projekti u mundëson familjeve që së shpejti të kenë një çati të sigurt dhe të presin pranverën e vitit të ardhshëm në kushte të reja dhe më të mira. Për shumë prej tyre ky është realizimi i një ëndrre të kahmotshme, duke qenë se aktualisht jetojnë në rrethana shumë të vështira dhe të pafavorshme. Ndërtimi i shtëpive të reja përfaqëson një shans për një jetë të qëndrueshme.
Gjatë ceremonisë, ministri Rashiq theksoi se deri në fund të vitit do të ndërtohen edhe dhjetë shtëpi të tjera. "Ne po planifikojmë të përfundojmë punën e përafërt në dhjetë objekte të tjera, që do të thotë se deri në fund të vitit do të përfundojmë rreth 40 shtëpi. Ky është një sukses i rëndësishëm, duke marrë parasysh sfidat me të cilat u përballëm", tha ministri Rashiq. Gjitashtu, ministri duke theksuar përkushtimin të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në këtë një projekt i rëndësishëm. Ai po ashtu nënvizoi se komuna e Istogut është vetëm njëra nga rreth njëzet komunat ku kanë filluar dhe kanë përfunduar projektet e ndërtimit të shtëpive për të kthyerit, duke krijuar kështu mundësi të reja që ata të kthehen në shtëpitë e tyre. Këto projekte jo vetëm që rikthen sigurinë bazë të jetës për të kthyerit, por gjithashtu mundësojnë kthimin e përhershëm të komuniteteve të tyre në këto rajon.
“Kjo është diçka që e kam ëndërruar për vite me radhë, diçka që ua detyroj paraardhësve të mi, që të rivendosë pragun tim dhe të jetoj në këtë tokë”, tha Milijanka Ratkoviq, një nga të kthyerit, duke shprehur mirënjohjen e saj të thellë për mundësinë e ofruar dhe hodhi themelet e jetës së saj të re.
Në faqen zyrtare të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është publikuar thirrja për furnizimi me materialeve ndërtimore dhe rinovimin e shtëpive ekzistuese, që paraqet një mundësi shtesë për të gjithë ata që duan të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës. Ky program tregon qartë vendosmërinë e ministrisë për të përmirësuar cilësinë e jetës së familjeve të kthyera, duke u ofruar atyre burimet e nevojshme për të ndërtuar shtëpi të reja dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë.