Ministria për Komunitete dhe Kthim dorëzoi çelësat e shtëpisë së re

Sot, në fshatin Medvec të Komunës së Lipjanit, Ministria për Komunitete dhe Kthim, e udhëhequr nga ministri z. Rashiq, solemnisht ia dorëzoi çelësat e shtëpisë së sapo ndërtuar z. Avni Rexhepit, I cili është kthyer në Kosovë. Kjo është njëra nga shtëpitë e ndërtuara për të kthyerit në Kosovë me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) si pjesë e Programit për Kthim dhe Integrim të RRK VI.

Gjatë dorëzimit të çelësave, z. Rashiq theksoi se me përfundimin e kësaj shtëpie brenda afatit, dëshmon se MKK-ja dhe IOM-i, edhe një herë e kanë treguar vullnetin dhe dëshirën e tyre të sinqertë për arritjet e misionit të tyre të përbashkët, për ata që duan të kthehen në Kosova dhe këtu ta vazhdojnë jetën me familjet e tyre, ku do u ofrohet e gjithë mbështetja dhe ndihma e nevojshme, pa të cilat është pothuajse e pamundur kthimi dhe vetë integrimi, veçanërisht i komuniteteve pakicë në Kosovë. Kjo ështe shtëpia e parë e përfunduar nga 50 që I kemi planifikuar, ndërsa vitin e ardhshëm planifikojmë edhe 70 shtëpi të tjera.

Duke e falënderuar për mbështetjen dhe ndihmën që ka marrë ai dhe familja e tij gjashtë anëtarëshe, z.Rexhepi theksoi se kjo ndihmë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ta dhe do t'ua lehtësojë shumë jetën e mëtutjeshme, e cila deri më tash është zhvilluar në kushte shumë të vështira.