MINISTRI RASHIQ PRITI NË TAKIM SHEFIN E MISIONIT TË ZYRËS DIPLOMATIKE TË BELGJIKËS

Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, priti sot në takim Shefin e  Misionit të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, z.Julien Sassel. Tema për të cilën u diskutua në takim ishte  zbatimi i asociacionit me shumicë serbe duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.

Ministri Rashiq shprehu vullnetin e plotë për shtyrjen përpara të politikave të cilat krijojnë lehtësira të dialogut me njëri tjetrin dhe interesimin e tij për ndërtimin e urave mes njëri tjetrit  që qojnë në ndryshime pozitive.

Z.Sassel, i inkurajoj të dy komunitetet të kyçen në dialog me njëri-tjetrin dhe të shprehin interesin e qytetarëve që i përfaqësojnë. Për arritjen e proceseve pozitive nevojitet përpjekja e të dy palëve. Normalizimi i marrëdhënieve është si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara.

Në fund të takimit Ministri Rashiq falënderoi z.Sassel, për vizitën duke theksuar se përkrahja e partnerëve tanë do të ishte një lehtësim i punës në këtë proces shumë të vështirë.