3.10.2023
Takimi i zhvilluar sot në mes të ministrit për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq, dhe përfaqësuesit rezident të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Nuno Queiros, ishte i një rëndësie të veçantë pasi u zhvillua në një kohë kur bashkëpunimi ndërkombëtar është më i domosdoshëm se kurrë duke theksuar angazhimin e të dyja palëve në fuqizimin e iniciativave të ndryshme që do të sjellin përparim për vendin dhe sigurinë.
Në këtë takim, ministri Nenad Rashiq dhe Nuno Queiros diskutuan për projektet aktuale dhe të ardhshme të ndërmarra nga Ministria për Komunitete dhe Kthim në bashkëpunim me UNDP-në. Përfaqësuesi i UNDP-së, Queiros, shprehu gatishmërinë e kësaj organizate ndërkombëtare për të ofruar mbështetjen e tyre në projektet e ministrit Rashiq dhe ekipit të tij.
Një prej pikave të theksuara në takim ishte rëndësia e organizimit institucional të komuniteteve në Kosovë dhe garantimi i të drejtave të tyre me ligj. Ministri Rashiq ka shfaqur angazhimin e tij të përkushtuar për të siguruar që komunitetet të kenë mundësi reale për të shprehur dhe zhvilluar nevojat e tyre, dhe ka falënderuar UNDP-në për mbështetjen e tyre në këtë fushë. Pikë e veçantë e bashkëpunimit do të jetë zhvillimi ekonomik dhe i bujqësisë ashtu siq janë të përfshira në projektet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, e me theks të veçantë për komunitetet të cilat jetojnë në Veri.
Në përfundim të takimit, ministri Rashiq, dhe përfaqësuesi rezident i UNDP-së, Nuno Queiros, u dakorduan se ky takim është një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes më të ndriçuar për komunitetet e Kosovës dhe se ky bashkëpunim do të sjellë ndikim të thellë dhe pozitiv në zhvillimin e vendit dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të Kosovës.