Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, priti sot në takim një delegacion të Suedisë të shoqëruar nga Veronika Wand Danielsson, Ambasadore dhe shefe e Departamentit të Evropës dhe Amerikës së Veriut nga Ministria Suedeze për Punët e Jashtme, Anna Boda, Shefe e Departamentit të Evropës Juglindore dhe Zgjerimit të BE-së, Evropës dhe Amerikës së Veriut, Evelina Hagberg e ngarkuara për Kosovë në Ministrinë Suedeze për Punët e Jashtme.
Te pranishëm ishin edhe ambasadori aktual z.Jonas Westerlund edhe Zonja Katja Holbol
Ky është takimi i dytë i zhvilluar me përfaqësuesit e Suedisë prej kur ministri Rashiq është emëruar në këtë pozitë. Temë e bisedimit ishte rritja e bashkëpunimit në fushën e kthimit të personave të zhvendosur si dhe mundësitë e përmirësimit të procesit të kthimit dhe riintegrimit të personave të zhvendosur në shoqëri.
Ministri Rashiq fillimisht i shprehu mirëseardhje delegacionit suedez teksa e informoi mbi rrjedhën e procesit të kthimit dhe aktiviteteve të zhvilluara për ta ndihmuar këtë proces.
Ai më tutje foli për performancën e ministrisë, projektet të cilat janë duke u zhvilluar dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Ambasadën Suedeze, me synimin që kthimi të jetë sa ma masiv.
“Kthimi mund të jetë një storie e suksesit po qese zhvillimi ekonomik dhe klima e mirë e mirëbesimit mund të shkojnë krah njëra tjetrës”, tha ministri Rashiq.
Ndërkaq ministri Rashiq e çmoi lart bashkëpunimin që ka me Ambasadën e Suedisë duke garantuar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ambasadori Westerlund theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe premtoi të ndihmoi në zhvillimin e programeve për riintegrimin e personave të zhvendosur.