Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, priti sot në takim ambasadorin e Suedis, Jonas Westerlund. Temë e takimit të sotëm ishte vazhdimi i mbështetjes së aktiviteteve të ministrisë si dhe mbështetja e dialogut si pjesë e integrimit të komuniteteve.
Duke e falenderuar për vizitën, ministri Rashiq tha se shteti i Suedis çdo herë ka qenë mbështetës në avancimin e mëtejmë të procesit të kthimit dhe fuqizimit të mëtejmë të bashkëpunimit. Ai shprehu besim të sinqertë se bashkëpunimi mes tyre do të vazhdoi edhe mëtutje.
Ministria për Komunitete dhe Kthim ka kontribuar shumë në kthimin, mirëqenien dhe integrimin e qytetarëve dhe do të vazhdoi edhe më tutje të mbështesë kthimin e të gjithë atyre që kanë vullnet të kthehen në përputhje me ligjet në fuqi. Bashkërendimi me partnerët për gjetjen e mundësive të reja për shtyerjen përpara të procesit të kthimit do të ishte i mirëseardhur.
Ambasadori Jonas Westerlund premtoi se bashkëpunimi bilataeral do të vazhdoi edhe në të ardhmen duke cekur rendësinë e vazhdimësisë së kordinimit të rregullt mes tyre.