Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, priti sot në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka. Temë e diskutimit mes tyre ishte fusha e zhvillimit të komuniteteve dhe kthimi i personave të zhvendosur.
Ministri Rashiq pasi përshëndeti dhe falënderoi Ambasadorin japonez për vizitën, shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e Japonisë në këtë proces. Në anën tjetër Ambasadori japonez shprehu angazhimin e vazhdueshëm të vendit të tij që të vazhdoi mbështetjen për komunitetet duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të komuniteteve.
Takimi ishte një mundësi e mirë për të rishikuar bashkëpunimin e tyre dhe për të përcaktuar fushat ku mund të zhvillohen më tej iniciativa të përbashkëta.
Ministri Rashiq e vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e Japonisë për procesin e kthimit duke theksuar se Japonia është një partner i rëndësishëm në këtë proces. Barrën dhe përgjegjësinë ma të madhe në këtë proces e ka ministria të cilën ai e udhëheq në krijimin e kushteve për kthim dhe mbijetesë të të zhvendosurve, por sigurisht që mbështetja edhe nga ana e të tjerëve është gjithmonë e mirëpritur.
Ambasadori japonez gjithashtu shprehu besimin e sinqertë dhe përkushtimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen.