MINISTRI RASHIQ PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E FRANCËS NË KOSOVË

Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerop. Në takim mes dy palëve u potencua nevoja e inicimit të iniciativave të reja për modelin e integrimit të asociacionit brenda kushtetutës dhe ligjit të Kosovës. 

Ministri Rashiq konfirmoi përkushtimin e tij të vazhdueshëm për të mbështetur iniciativat e reja që do të rrisin sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë, iniciativa të reja që do të jenë bazë për normalizim dhe hapje rruge për një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse.

Ambasadori Guerop theksoi se pret që palët të përpiqen dhe mos të pengojnë avancimin para të procesit, i cili është parakusht për pajtimin dhe krijimin e një klime të favorshme.