Ministri Rashiq dhe Ambasadori Francez Z. Oliver Guerot biseduan për temat aktuale në Kosovë dhe po ashtu për mundësi të bashkëpunimit në projekte të ndryshme, të cilat kanë për qëllim fuqizimin e shoqërisë Kosovare, si dhe komunitete jo shumicë si pjesë e saj.
U përmend edhe nevoja e fuqizimit të marredhënieve mes Qeverisë së Kosovës me komunitetet, duke siguruar më shumë mbështetje konkrete dhe pjesëmarrje më aktive në zhvillime institucionale.
Në fund u dakorduan për vazhdim të komunikimit në nivel i cili do të siguroj që planet , idejat dhe iniciativat të jenë sa më konkrete dhe transparente.