02.10.2023
Ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq, së bashku me ekipin e tij të bashkëpunëtorëve, zhvilloi një vizitë të rëndësishme në Komunën e Leposaviqit me ç’rast u pritën nga Kryetari i Komunes, Lulzim Hetemi, Drejtoresha e Arsimit, Marina Zdravkoviq dhe Drejtoresha e Shëndetësisë, Danijela Vuqiniq. Kjo vizitë e fokusua në përkrahjen e ofruar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim për organizimin institucional të komunitetit serb në këtë rajon të Kosovës.
Ministria çdo herë ka shpreh angazhimin e saj të vazhdueshëm në mbështetjen e komuniteteve të ndryshme në Kosovë dhe të garantimin e të drejtave të tyre me ligj. Ministri Rashiq vuri në dukje se një udhëheqje e re e komunitetit serb nën organizimin institucional është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të situatës së tyre dhe ndjekjes së rrugës së ligjit.
Në bisedat e zhvilluara se bashku me kryetarin Hetemi, ministri dhe ekipi i tij dëgjuan shqetësimet dhe kërkesat e komunitetit serb në Leposaviq. Ata diskutuan lidhur me nevojën e rritjes së bashkëpunimit lokal dhe përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve publike në këtë komunë.
“Ministria për Komunitete dhe Kthim është përkushtuar në mbështetjen e projekteve dhe iniciativave që do të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet në të gjithë Kosovën. Vizita jonë tregon angazhimin e vazhdueshëm të këtij institucioni në këtë drejtim dhe synon të krijojë një mjedis më të mirë për të gjithë qytetarët, duke garantuar të drejtat e tyre të barabarta dhe të mbrojtura me ligj, tha ministri Rashiq në fjalën e tij.