MINISTRI RASHIQ BËNË APEL KOMUNËS SË GRAÇANICËS PËR NDARJEN E NJË PRONE PËR FAMILJEN STANOJEVIQ

Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, vizitoi sot familjen Stanojeviq për tu njoftuar nga afër me gjendjen e kësaj familje e cila pritet së shpejti ta lirojë shtëpinë ku ka banuar deri më tani me qira, ngase pronari i saj e ka shitur shtëpinë. 
Duke u cilësuar si rast i rëndë, ministri Rashiq ju ofroi aplikimin për ndihma në subvencionim dhe zotimin për ndërtimin e një shtëpie. Problem tjetër në rastin e sipërpërmendur ishte se familja Stanojeviq nuk posedon pronë, dhe për ndarjen e një prone, ministri Rashiq bëri apel tek Komuna e Graçanicës duke shpresuar se në ditët në vijim do të përgjigjen pozitivisht.

E kënaqur me kujdesin e treguar, familja Stanojeviq tha se ky është një shembull i vërtetë se si Ministria për Komunitete dhe Kthim kujdeset për ata që e shohin të ardhmen e tyre në Kosovë, por nuk mund ta sigurojnë vetë ekzistencën e tyre.

“Ministria per Komunitete dhe Kthim po lufton furishëm në mënyrë që në rrethana të vështira sociale, politike dhe ekonomike, të sigurojë mbështetje për ta”, tha ministri Rashiq.