Ministri për Komunitete dhe Kthim, sot në fshatin Klinë, ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re familjes së Vuksan Gojkoviqit. Ky investim është pjesë e një projekti stabilizimi për familjet e kthyera.
Shtëpia u përfundua në kohë rekord, dhe familjes Gojkoviq iu siguruan kushte jetese dhe kulm mbi kokë.
Vuksan Gojkoviç dhe familja e tij, të cilët deri më tani kanë jetuar në kushte të vështira, falënderuan Ministrin dhe të gjithë atyre që u mundësuan këtë projekt. Ministri theksoi se ky aksion është pjesë e një plani më të gjerë për përmirësimin e kushteve të jetesës, si dhe për të mbështetur familjet në situata të vështira sociale “Jemi të lumtur që sot mund t'ia dorëzojmë çelësin familjes Gojkoviq, dhe t'u sigurojmë atyre një shtëpi të sigurt ”, tha Ministri, duke shtuar se projekte të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Shtëpia është e pajisur me të gjitha komoditetet e nevojshme, dhe familja Gojkoviq shpreson që kushtet e jetesës në shtëpinë e re të kontribuojnë për të ardhmen e tyre më të mirë.