MINISTRI PËR KOMUNITETE DHE KTHIM Z. NENAD RAŠIĆ KA VAZHDUAR MBËSHTETJEN DHE SUBVENCIONIMIN E QYTETARËVE

22.08.2024

Ministri për Komunitete dhe Kthim z. Nenad  Rašić ka vazhduar mbështetjen  dhe subvencionimin e qytetarëve, gjatë ditës së djeshme janë nënshkruar 50 memorandume të tjera për mbështetje në fushën e bujqësisë, biznesit dhe kulturës, të gjitha me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe krijimit të mundësive të reja për komunitetet joshumicë. Përfituesit shprehën mirënjohjen e tyre të madhe për mbështetjen që kanë marrë me këtë rast dhe po ashtu theksuan se kjo lloj ndihme e drejtpërdrejtë për biznesmenët dhe fermerët është mënyra më e mirë për të fuqizuar komunitetin joshumicë në Kosovë.