Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Lazar Raduloviq, vizituan një fermë bujqësore në Komunën e Leposaviqit, për të parë nga afër sukseset, vështirësitë dhe sfidat e shumta që i ka sektori i bujqësisë.
Me vizitën e zhvilluar në teren, janë parë nga afër kultivuesit e vyeshëm të cilët me angazhimin e tyre të përditshëm po punojnë në tejkalimin e vështirësive të shumta dhe janë në kërkim të bashkëpunimit që përmes projekteve konkrete tu mundësohet avancimi në sektorin e bujqësisë.
Ministri Rashiq dhe shoqëruesit e tij me këtë rast konfirmuan ndihmë dhe mbështetje të konsiderueshme dhe të prekshme për ngritjen e kapaciteteve të fermerëve në të gjitha komunat me shumicë serbe.