Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sot ka vizituar disa familje në komuna të ndryshme, të cilave Ministria u ka siguruar ndihmën për renovimin dhe ndërtimin e shtëpive të tyre. Gjatë vizitës, ministri vizitoi familjet Djekiq, Lazarević, Savić dhe Subarić, të cilat morën mbështetje të konsiderueshme përmes projekteve për rinovimin e shtëpive ekzistuese dhe ndërtimin e shtëpive të reja.
Ministri Rashiq theksoi se ky është vetëm një nga hapat e shumta të ndërmarra nga Ministria në ofrimin e mbështetjes për familjet që duan të qëndrojnë në vatrat e tyre. "Renovimi dhe ndërtimi i shtëpive të reja janë kyçe për stabilizimin e komuniteteve tona, pasi ato u mundësojnë familjeve të riorientohen drejt së ardhmes, me kushte të qëndrueshme dhe të sigurta jetese. Ky projekt është një konfirmim i përkushtimit tonë për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme për bashkëqytetarët tanë", tha ministri Rashiq.
Ministria për Komunitete dhe Kthim do të vazhdojë të mbështesë të gjitha familjet që zgjedhin të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, përmes rinovimit, ndërtimit dhe formave të tjera të ndihmës. Ky projekt është pjesë e një nisme më të gjerë që synon përmirësimin e kushteve të jetesës dhe stabilitetin afatgjatë të komuniteteve.
 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                