05.09.2024
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, vendosi sot gurthemelin për ndërtimin e shtatë shtëpive në fshatrat e ndryshme të Komunës së Graçanicës: Sushic, Gushtericë e Poshtme, Graçanicë, Preoc dhe Uglar. Ky projekt, synon të përmirësoi kushtet e jetesës dhe të ofroi strehim të sigurt familjeve me nevojë.
Me strehim të ri do të jenë dy familje në fshatin Gushtericë e Poshtme, ajo e Goran Lazareviqit dhe Goran Saviqit të cilët prej kohësh kanë pritur për këtë ndihmë. Në Graçanicë, dy familje të tjera, ajo e Zorica Kostiqit dhe Ivan Miriqit. Në fshatin Uglar, Sinisha Gjekiq, në fshatin Preoc, përfituese është familja e Denis Gigjiqit, dhe në fshatin Sushic e Aleksandra Trajkoviqit.
Familjet përfituese kanë shprehur mirënjohje të thellë dhe falënderuan nga zemra Ministrin dhe gjithë ata që kanë kontribuar për këtë projekt, duke e konsideruar atë si një fillim të ri për familjet e tyre. Ndihma e ministrisë u ka ardhur në kohën e duhur dhe ju jep shpresë për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme për fëmijët e tyre. Ata vunë në dukje se përkushtimi i Ministrisë për të ndihmuar në rindërtimin e jetës së tyre është jetik, veçanërisht për të siguruar që fëmijët e tyre të rriten në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt.
Gjatë ceremonive të gur themeleve, Ministri Nenad Rashiq theksoi se ky projekt ka për qëllim ofrimin e kushteve më të mira për komunitetet, si dhe për të ndihmuar në zhvillimin e gjeneratave të ardhshme.
“Kjo iniciativë është më shumë sesa një projekt ndërtimi; është një investim për të ardhmen e komuniteteve tona, për gjeneratat e ardhshme që të mund të rriten në kushte më të mira dhe të kenë mundësi më të mëdha për të ardhmen,” tha ministri Rashiq.
Sipas Ministrit Rashiq, ky projekt është vetëm fillimi i një plani më të madh për zhvillimin e komuniteteve. Ministria për Komunitete dhe Kthim ka planifikuar që deri në fund të këtij viti në bashkëpunim me IOM-in të filloi ndërtimin e 23 shtëpive për familjet e kthyera. Përveç ndihmës për strehim, ministria është e përkushtuar të ofrojë ndihmë të vazhdueshme ekonomike dhe institucionale për familjet që janë përfituese të këtij projekti. Në bashkëpunim me organizata të tjera vendore dhe ndërkombëtare, do të krijohen edhe programe për zhvillimin ekonomik dhe punësimin e banorëve, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e përgjithshëm të cilësisë së jetës në këto zona.
Ndërtimi i këtyre shtatë shtëpive pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti, dhe sipas Ministrisë, përfitimet do të jenë të ndjeshme për komunitetet lokale. Nëse ky projekt zhvillohet sipas planit, ai jo vetëm që do të përmirësojë kushtet e jetesës për familjet përfituese, por gjithashtu do të kontribuojë në stabilizimin e jetës së përditshme të komuniteteve të prekura nga varfëria.