MINISTRI NENAD RASHIQ PRITI NË TAKIM TË NGARKUARIN ME PUNË NË AMBASADËN JAPONEZE, Z. KEISUKE YAMANAKA

Prishtinë, 27 dhjetor 2022
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, priti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze, Z. Keisuke Yamanaka. Gjatë një bisede konstruktive që patën në mes vete u shtjelluan  disa tema aktuale dhe të rëndësishme që mund të ndikojnë në pozitën më të mirë të komuniteteve jo shumicë. U potencua nevoja  për mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të nismave të reja në mes të Ambasadës Japoneze dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. 

Ministri Rashiq potencoi se një mbështetje dhe bashkëpunim i ndërsjellët që do të inicionte projekte të punësimit të qëndrueshëm, zhvillim ekonomik, zhvillim social dhe kulturor të komuniteteve do të ishte shumë i mirëseardhur 

Në fund të takimit ministri Nenad Rashiq e falënderoi z. Keisuke Yamanaka për përkrahjen e treguar me shpresën e vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellët në të ardhmen.