16.04.2024
Sot, në një takim të rëndësishëm zyrtar, Ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq, ka pritur Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann Hennessey. Në takim u diskutua për bashkëpunimin, garantimin e të drejtave të pakicave si dhe thellimin e lidhjeve për të arritur objektivat e përbashkëta.
Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann Hennessey, nënvizoi rëndësinë e respektimit të të drejtave të pakicave si një nga çështjet primare dhe më të rëndësishme për Këshillin e Evropës. Ajo shprehu qëndrimin e Këshillit të Evropës për të afirmuar dhe mbrojtur të drejtat e pakicave përmes rrjedhave institucionale dhe ekonomike.
Ministri Rashiq do ta ketë përkrahjen në realizimin e qëllimeve strategjike siç është Strategjia për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komuniteteve por edhe për projektet e tjera zhvillimore që mund të jenë pjesë e planifikimit të ministrisë dhe Ministrit Rashiq, si përfaqësues i pakicës më të madhe në Kosovë, u shpreh ajo.
Ministri Rashiq tha se Ministria për Komunitete dhe Kthim është e gatshme të ndërmerr të gjitha hapat dhe masat të cilat do të jenë të nevojshme për mbrojtjen e interesave të komuniteteve dhe të fuqizoi rolin e tyre në jetën shoqërore dhe politike. Ai gjithashtu u zotua për të bashkëpunuar me Këshillin e Evropës në përmbushjen e qëllimeve strategjike për forcimin e komunitetit të pakicës në Kosovë.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi duhet të jetë i dyanshëm dhe i drejtpërdrejtë, me qëllime strategjike për fuqizimin e komunitetit të pakicës, por edhe për të demonstruar gatishmërinë e institucioneve kosovare për të përmbushur obligimet e tyre. Ministri Rashiq gjithashtu konfirmoi se Kosova ka vullnetin politik dhe kapacitete institucionale për të qenë një anëtare aktive e Këshillit të Evropës.
Nga ana tjetër, Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann Hennessey, falënderoi Ministrin Rashiq për pritjen e ngrohtë dhe vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të vendit tonë dhe Këshillit të Evropës. Ajo nënvizoi se të dyja palët kanë interes të përbashkët për të promovuar vlerat dhe standardet evropiane në rajon.
Në takim u bë e ditur se është pajtuar për intensifikimin e bashkëpunimit mes tyre në mënyrë që kontaktet të jenë më të ngushta dhe më të rregullta, duke përfshirë edhe mundësinë për kontakte të përditshme nëse është e nevojshme. Kjo vuri në dukje përkushtimin e të dyja palëve për të përmbushur qëllimet e përbashkëta dhe për të siguruar një përparim të qëndrueshëm në fushën e të drejtave të pakicave në Kosovë.