MINISTRI NENAD RASHIQ, PRITI NË TAKIM AMBASADORIN JOREZIDENT TË AUSTRALISË PËR KOSOVËN, RICHARD RODGERS.

16.02.2024

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, priti në një takim të rëndësishëm ambasadorin jo rezident të Australisë për Kosovën, Richard Rodgers.

Takimi u mbajt në zyrat e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Prishtinë dhe u përqendrua në disa tema kyçe siç janë zbatimi i Rregullores së re të Bankës Qendrore, përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet në Kosovë dhe zhvillimin ekonomik i tyre.

Ministri Rashiq theksoi rëndësinë e zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore për të siguruar stabilitetin dhe lehtësirën e transaksioneve financiare në Kosovë. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen ndaj partnerëve ndërkombëtarë, si Ambasada e Australisë, për mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë drejtim. Ministri po ashtu shprehu përkushtimin e tij për të adresuar sfidat dhe për të promovuar përfshirjen dhe barazinë në të gjitha sferat e jetës shoqërore në Kosovë. Ai tha se është duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar që nevojat e të gjitha komuniteteve të jenë të përmbushura dhe për të zhvilluar politika dhe masa konkrete për të adresuar çështjet që prekin komunitetet e ndryshme.

Ministri Rashiq dhe Ambasadori Rodgers shfaqën gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim të frytshëm dhe për të gjetur mënyra inovative për të promovuar prosperitetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve në Kosovë.