Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, priti sot në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Temë e diskutimit në takim e sotëm ishte mbështetja që Qeveria e Luksemburgut mund të ofroi për procesin e kthimit.
Ministri Rashiq shprehu kënaqësinë dhe rendësin e takimit me z.Deitz për diskutimin e çështjeve të rëndësishme, duke përfshirë edhe çështjen e zgjedhjes së problemit të personave të zhvendosur në procesin e kthimit në Kosovë.
Duke e falënderuar ambasadorin Dietz për përkrahjen, tha se dëshira për kthim dhe shpresë për një të nesërme më të mirë akoma nuk është zbehur. Është detyrimi i yni që t'u sigurojmë atyre të gjithë mbështetjen që ju nevojitet.
Ministri Rashiq dhe ambasadori Dietz u dakorduan për shtimin e intensitetit të aktiviteteve dhe përpjekjeve të nevojshme që do të kontribuojnë në kthimin e personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre.