MINISTRI NENAD RASHIQ PËRBYLLI VITIN 2022 ME NJË KONFERENCË PËR MEDIA

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në përmbyllje të vitit 2022, në një konferencë për media prezantoi  të arriturat dhe preku të gjitha aspektet karakterizuese të procesit qeverisës të vitit që po e lëmë mbas. 

Duke qenë se ka vetëm 15 ditë që kur është emëruar në këtë pozitë prezantoi të arriturat por njëkohësisht edhe prioritet dhe synimet e tij në arritjen e rezultateve edhe ma të mira se sa ato që janë arritur deri tani. Gjatë konferencës, ministri Rashiq, deklaroi se në vitin 2023, ministria që ai drejton do të fokusohet në disa çështje siç janë: Ndërtimi i shtëpive për të kthyerit dhe kthimi urban, përfaqësimi i serbëve nëpër institucione, kthimin e personave të zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme, krijimi i vendeve të reja të punës për komunitetet, funksionalizimin e data bazës për personat e zhvendosur si dhe finalizimin e draft dokumentit të strategjisë për promovimin e të drejtave të komuniteteve.

Janë zbatuar 106 projekte për komunitete dhe siguruar 100 vende të punës. Ministria në bashkëpunim me Bashkimin Evropian është në fazën e katërt të zbatimit të Programit për Stabilizimin e Komuniteteve. Nga fillimi i implementimit nga muaji janar i vitit 2020 e deri më tani, programi EU-CSP IV nga 289 projekte  të aprovuara ka zbatuar gjithsej 231 projekte, nga to 106 projekte  janë zbatuar gjatë vitit 2022. 

Projekti “Kthimi dhe Ri integrimi në Kosovës” i financuar nga BE-ja, i bashkë financuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe implementuar nga IOM-i është në fazën e pestë të zhvillimit në 12 komuna të Kosovës ( Pejë, Klinë, Istog, Obliq, Fushë Kosovë, Graçanicë, Novo Bërdë, Kamenicë, Shtërpcë, Prizren dhe komunën e Gjakovës ). 

Në periudhën janar 2022 – dhjetor 2022 35 familje me 180 individ kanë marrë vendim që të kthehen. Të kthyerit deri më tani janë asistuar me pako ushqimore, higjienike, mobilje, elektroshtëpiake, ndihma socio-ekonomike dhe asistencë për gjenerimin e të ardhurave.

Në fund ministri Rashiq falënderoi mediat për pjesëmarrje dhe shpresë në bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në informimin e drejtë të opinionit mbi çështjet