MINISTRI NENAD RASHIQ NË KONFERENCËN PËR MEDIA SHPALOSI TRI PROGRAMET E THIRRJES PUBLIKE PËR FUQIZIMIN E KOMUNITETEVE JO SHUMICË

29.05.2023
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sot në konferencën e organizuar për media prezantoi “Masën e Ringjalljes Ekonomike 1.9”  të miratuar nga Qeveria e Kosovës me vlerë totale prej 3,000,000 euro. Ministri u fokusua në rëndësinë e kësaj mase për avancimin dhe stabilizimin ekonomik të komuniteteve. Ai theksoi se ky hap do të krijoji mundësi të reja për investime, krijim të vendeve të reja të punës dhe rritje të përgjithshme të zhvillimit ekonomik. Skema e thirrjes publike do ti ketë tri programe themelore dhe do të jetë e hapur nga data 29 maj deri më 18 qershor 2023. 

Me qëllim të realizimit të kësaj thirrjeje publike në mënyrë efikase dhe transparente, si dhe për të prezantuar sa më shumë aplikues potencial në të gjithë Kosovën, MKK do të organizojë sesione informuese në këto komuna: Shtërpcë, Ranilug, Prizren, Gjakovë dhe Graçanicë. Që mënyra e aplikimit të jetë sa ma e lehtësuar për aplikantët, MKK-ja do të ofroi tri mënyra të aplikimit: Online përmes sajtit të ministrisë, nëpërmes të postës si dhe fizikisht. 

Në fund të fjalës së tij ministri Rashiq premtoi se do të angazhohet për bashkëpunim me bizneset dhe institucionet e tjera për të siguruar suksesin e saj.