MINISTRI NENAD RASHIQ, MORI PJESË NË VËNIEN E GUR THEMELIT TË NJË SHTËPIE NË FSHATIN DOBRUSH TË KOMUNËS SË ISTOGUT

Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq mori pjesë në vënien e gur themelit të shtëpisë për familjen e Senad Hotovicit në fshatin Dubrushë, Komuna e Istogut.  Ndërtimi i shtëpisë do të realizohet në kudër të thirrjes publike të ministrisë, pas rezultateve të procesit të aplikimit, për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive për pjesëtaret e komuniteteve jo shumicë për të cilët ndihma dhe përkujdesja është e nevojshme. 

Ministri Rashiq shprehu mbështetjen e tij për këtë projekt të rëndësishëm dhe vuri në dukje se ndërtimi i shtëpisë për familjen  Hotoviq është një shembull i mirë i përkushtimit të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në përmirësimin e kushteve jetësore të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë. Në ceremoninë e hedhjes së gur themelit të shtëpisë, familja Hotoviq nuk e fshehu kënaqësinë dhe mirënjohjen për ministrinë dhe Ministrin Rashiq për shtëpinë e re e cila është çelësi i mbijetesës së tyre në këtë fshat.

“Ne jemi të vendosur për të siguruar që secili qytetar i Kosovës të ketë shtëpi të sigurt dhe të rehatshme për të jetuar. Ky projekt i ndërtimit të shtëpive është shembulli më i mirë i synimit tonë për të ndihmuar familjet në nevojë për të siguruar strehim të sigurt dhe të qëndrueshëm”,  tha Ministri Rashiq. 

Ministria për Komunitete dhe Kthim do të vazhdojë të mbështesë dhe të koordinohet me projekte të ngjashme në të ardhmen, duke u fokusuar në sigurimin e shtëpive të reja dhe renovimin e shtëpive ekzistuese për banorët e komuniteteve jo-shumicë në të gjithë Kosovën.