05.06.2023
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, mori pjesë në ceremoninë e vënies së gur themelit të dy shtëpive të Marina Peshiqit në fshatin Ranillug dhe Mikica Gjuriqit në fshatin Domarovc të Komunës së Ranillugut.
Ministri Rashiq ka qenë një ndër protagonistët kryesorë të këtij projekti, duke angazhuar resurset dhe përkushtimin e tij për të përmirësuar kushtet e banimit në zonat rurale të Kosovës. Kjo ceremoni solli shpresë dhe gëzim për familjet e Marina Peshiqit dhe Mikica Gjuriqit, të cilat përfituan shtëpi të reja.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Ministri Rashiq shprehu falënderime për mbështetjen dhe bashkëpunimin e komunitetit lokal dhe autoriteteve të Ranillugut dhe Domarovcit. Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të shtëpive të reja në përmirësimin e mirëqenies, strehim të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm për të dy familjet.
Ministri Rashiq premtoi se ministria të cilën ai e udhëheq do të vazhdojë edhe më tutje të ketë përkujdesje të veçantë për zhvillimin e komuniteteve rurale dhe do të investojë në projekte të tilla që do të kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Në fund të ceremonisë, Ministri Rashiq inkurajoi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes ministrisë, autoriteteve lokale dhe qeverisë qendrore për të siguruar që projekti të zbatohet me sukses dhe të përmirësojë jetën e banorëve të Ranillugut dhe Domarovcit.