MINISTRI NENAD RASHIQ MBANË KONFERENCË PËR MEDIA

Ministri për Komunitete dhe Kthim, z. Nenad Rashiq, mbajti një konferencë për media me ç’rast informoi se ministria ka filluar punën bazës së të dhënave, e cila do të jetë një nga instrumentet kryesore në punën e ardhshme të kësaj ministrie. Udhëheqjes së re të ministrisë, qysh në fillim të punës i’u shfaq nevoja për një bazë të tillë, sepse ishte shumë e vështirë, dhe në disa fusha pothuajse e pamundur të shikohej puna e ministrisë në të kaluarën.

Në këtë konferencë, ministri informoi mediat edhe për thirrjen publike të sapo përfunduar për përkrahje të komuniteteve joshumicë përmes shtatë pakove të ndihmës, ku janë pranuar 3,458 aplikime.

Gjithashtu, kjo thirrje tregoi se një numër i madh i pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë jetojnë në kushte shumë të vështira dhe i bëri apel qeverisë dhe organizatave ndërkombëtare që së bashku me ministrinë e drejtuar nga ai të investojnë dhe të bëjnë përpjekje maksimale për tu ndihmuar sa më shumë personave që i janë përgjigjur kësaj thirrjeje publike.