𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐍𝐞𝐧𝐚𝐝 𝐑𝐚𝐬𝐡𝐢𝐪 𝐤𝐚 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐜𝐞𝐧𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐮 𝐤𝐚 𝐝𝐨𝐫ë𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐚𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐩𝐚𝐤𝐨 𝐮𝐬𝐡𝐪𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐢𝐠𝐣𝐢𝐞𝐧𝐢𝐤𝐞.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, me rastin e festës së madhe të Pashkëve, sot ka vizituar familjet e cenueshme sociale në rajonin tonë. Me atë rast atyre iu dorëzua pako me ushqime elementare dhe higjienike, me qëllim që të ua lehtësoj festimin e kësaj festë të rëndësishme.

Ministri Rashiq ka vizituar edhe familjet që janë vendosur në shtëpitë e reja, ndërsa përfituesve iu dorëzuan çelësat e shtëpive të reja. “Për këtë festë madhështore kam dashur t’i gëzoj familjet që kanë më shumë nevojë për t’i ndihmuar që të festojnë më lehtë Pashkët dhe të përgatisin tryezën festive”, theksoi ministri.

Gjithashtu, ministri Rashiq ka vizituar bashkëqytetarët e tij në Janjevë, duke theksuar se nuk e harron kurrë këtë komunitet. “Ne duhet ti respektojmë të gjithë qytetarët pa dallim feje. Në këtë moment solidariteti është gjëja më e rëndësishme dhe të gjithë bashkëqytetarët tanë meritojnë vëmendjen dhe mbështetjen tonë”, shtoi ministri.

Vizita e familjeve të cenueshme sociale dhe përfituesve të shtëpive të reja është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për ti ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë për ndihmë.