Ministri Nenad Rashiq ka pritur sot ne takim ambasadorin britanez Nicholas Abbott

Tema e ketij takimi ishte mundesia e bashkepunimit per afrimin e te drejtave te komuniteteve dhe angazhimit tyre ne zhvilimin ekonomik. Ministri Rashiq shprehu vullnetin e plotë interesimin e tij për ndërtimin e urave mes njëri tjetrit  që qojnë në ndryshime pozitive. 

 Po ashtu Ministri Z.Rashiq e informoi bashkëbiseduesin për të arriturat e deritanishme rreth kthimit, mbijetesës së personave të zhvendosur si dhe sfidat me të cilat po përballet ministria kur është fjala për këtë proces. Mbështetja dhe bashkëpunimi i ndërsjellët në këtë sferë do të ishte i mirëseardhur.

 Ambasadori Z. Abbott  i inkurajoj të dy komunitetet të kyçen në dialog me njëri-tjetrin dhe të shprehin interesin e qytetarëve që i përfaqësojnë. Për arritjen e proceseve pozitive nevojitet përpjekja e të dy palëve. 

Në fund të takimit Ministri Rashiq falënderoi z.Abbott, për vizitën dhe për përkrahjen  e cila e lehtëson punën në këtë proces shumë të vështirë.