30.04.2024
Ministri Nenad Rashiq në Graçanicë merr pjesë në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendrat kolektive, i shoqëruar nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Shef i Zyres së BE Tomas Sozyong, Drejtoresha e Zyrës së DRC Kristien Stec
Në një përpjekje për të përmirësuar kushtet e banimit për banorët me strehim të përkohshëm, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka udhëhequr një projekt të rëndësishëm bashkëpunimi me partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë. Duke filluar nga nevojat e qartë të komunitetit dhe duke i dhënë prioritet zhvillimit të qëndrueshëm, ky projekt është një shembull i përpjekjeve të përbashkëta për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë.
Në qershor të vitit 2022, filluan punimet për ndërtimin e 34 apartamenteve të reja për banorët e strehuar. Përmes këtij projekti, Ministria ka synuar të ofrojë jo vetëm strehim të qëndrueshëm, por edhe të krijojë një mjedis të përshtatshëm ku banorët mund të integrohen në shoqërinë e tyre.
Bashkëpunimi me komunitetin lokal dhe autoritetet komunale ishte thelbësor për suksesin e këtij projekti. Ndërtimi i hapësirave komunale dhe zonave rekreative u projektua duke i konsideruar nevojat dhe sugjerimet e banorëve, duke u siguruar kështu një mjedis i përshtatshëm për të gjithë. Përfituesit gjithashtu përfituan nga paketat e ndihmës, duke përfshirë pajisjet e nevojshme siç janë aparatet elektroshtëpiake, mobilje, ushqim, pajisje kuzhine si dhe produkte higjienike për një fillim të ri të qëndrueshëm.
Në një ceremoninë e organizuar, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq tha se: “Është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua që sot do t'ua dorëzojmë çelësat përfituesve të banesave dhe me kënaqësi dhe gëzim do të bëjmë xhiron e ndërtesës së bashku me përfituesit”.
Ai shprehu falënderimet e tij për angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë palëve në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm duke theksuar se kjo nuk është vetëm një ndërtesë, por një shenjë e përkushtimit për të përmirësuar jetën e banorëve të strehuar në Kosovë.
Përtej ndërtimit të banesave, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka planifikuar të vazhdojë të ofrojë mbështetje për përfituesit, duke përfshirë grante për zhvillim ekonomik, qëndrueshmëri ekonomike si dhe strategjin si pjesa më e rëndësishme e planifikimit afatgjatë.
DRC pret të punojë me përfitimet e saj për të shpërndarë grante, kurse arsimore dhe trajnime profesionale.
Ndërtimi i kësaj ndërtese nuk është vetëm një projekt, por një simbol i shpresës dhe përpjekjeve për të krijuar një shoqëri më të mirë dhe më të përfshirë për të gjithë. Ministria për Komunitete dhe Kthim është në përpjekje të vazhdueshme për të bërë ndryshime pozitive në jetën e banorëve të strehuar, dhe kjo është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.